
Barcelona regjistroi sërish një fitore mbrëmë në La Liga teksa mundi Betis 1-2 në transfertë. Të tre golat u shënuan nga vetë katalanasit në pjesën e dytë. Raphina kaloi në avantazh blaugranat në min. 65 dhe pas 15 minutash dyfishuan me të zakonshmin Leëandoëski pas një asisti të Araujo.
Në minutën 85 Kounde shënoi një autogol në portën e Ter Stegen përpara se mesfushori i Betis, Carvalho të merrte një karton të kuq. Ekipi i Xavi e çon në 8 pikë diferencën me Real Madrid, me këta të fundit që do të ndeshen sot në mbrëmje përballë Valencias.
“Luajtëm një ndeshje të madhe. Jemi të kënaqur me rezultatin dhe me mënyrën se si luajtëm. Ne luajtëm mirë kundër një ekipi të mirë në një stadium të vështirë”, u shpreh Xavi.
Barcelona shkon kështu në 50 pikë pas 19 javëve kampionat. Hera e vetme kur katalanasit nuk kanë mundur të fitojnë kampionatin pasi kishin grumbulluar 50 pikë pas 19 javëve ka qenë në sezonin 2013-2014. Çdo herë tjetër ata kanë arritur të trimfojnë në La Liga.