
Real Madrid barazoi mbrëmjen e djeshme në derbin përballë Atleticos, ndeshje e cila ishte vlefshme për javën e 23-të të La Liga-s. Sfida që u zhvilluar në “Estadio Santiago Bernabéu”, përfundoi me rezultatin 1-1. Ndeshja u vendos nga goli i Brahim Diaz në minutën e 20’ dhe Llorente që barazoi shifrat në fundin e sfidës.
Pas këtij barazimi “Los Blancos” mbeten në vendin e parë, por vetëm dy pikë larg Gironas që është ndjekësi më i afërt. Teksa pas kësaj sfide, ka folur trajneri i Realit, Carlo Ancelotti. Tekniku italian shprehet se e kontrolluan mirë lojën, teksa “fajin” për golin e pësuar në fund ia lë mungesës së centimetrave.
“Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, e kontrolluam mirë lojën. Nuk patëm aspak fat te goli i pësuar në fund, na munguan disa centimetra në atë moment. Kemi fituar shumë takime në minutat e fundit, kështu që nuk duhet të fajësojmë veten për golin e pësuar nga Atletico
Jemi në krye, kemi një skuadër shumë të mirë, kështu që nuk ka pse të shqetësohemi. Po luajmë një futboll të bukur, një gjë e tillë më jep shumë besim për të ardhmen.
Të gjithë sakrifikojnë dhe japin kontributin e tyre. Jemi realisht një skuadër shumë e fortë. Jam i kënaqur me angazhimin e gjithë djemve. Në ndeshjen e radhës do të jemi më të kompletuar në mbrojtje”, u shpreh Carlo Ancelotti.