
Barcelona mori një barazim zhgënjyes sot me Getafen në La Liga. Katalanasit barazuan 0-0 në fushën madrilène. Pas takimit foli në konferencën për shtyp tekniku i blaugranave Xavi Hernandez.
Trajneri i Barcelonës u shpreh i zhgënjyer për rezultatin por bëri me faj fushën e Getafes.
“Gjendja e barit na ka kushtëzuar, dje u stërvitëm në fushë të thatë dhe u kritikova që e vura në dukje, sot e pa e gjithë bota. Pra, të luash në këto fusha e dëmton ndeshjen.
Sigurisht që nuk është një justifikim, por ne duhet të rifitojmë ndjeshmërinë e duhur. E morëm një pikë, e cila nuk është e keqe duke pasur parasysh sa vuajtëm.”
Poll