Ballkani luan nesër në orën 20:00 përballë Klasvikar. Ky takim është i pari në kuadër të turit të tretë(Conference League) dhe do luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshjen do e transmetojë falas “RTK Kosova”. Të gjithë futbolldashësit që nuk kanë mundësi për ta ndjekur këtë sfidë në stadium, kanë fatin t’i përcjellin djemtë e Ilir Dajës përmes ekranit.
Kampionët e Kosovës i kanë shumë të mëdha mundësitë për t’u kualifikuar në “play-off”, ku më pas do të ndeshen më humbësin e çiftit Shkupi – Shamrock Rovers, të cilët përballen në turin e tretë të Europa League.

Poll