
Tifo-grupi i Shkëndijës së Tetovës është sulmuar nga serbët gjatë kthimit për Maqedoni pas ndeshjes që skuadra shqiptare zhvilloi në Belgjikë kundër Gentit. Raportohet se janë thyer xhamat e autobusit ku po udhëtonin "Ballistët", ndërsa nuk ka pasur të lënduar.
Nga raportimet e tjera bëhet me dije gjithashtu se tifozët e Shkëndijës së Tetovës kanë tentuar t'iu kundërpërgjigjen agresorëve duke ndaluar autobusin për të dalë më pas në rrugë. Megjithatë, konflikti fizik është shmangur pas largimit nga vendngjarja të personave që sulmuan "Ballistët".
Poll