Gareth Bale nuk do të largohet nga Real Madrid as në merkaton e verës. Sulmuesi uellsian edhe pse nuk po gjen shumë hapësira në skemat e Zidan ka vendosur që të qendrojë sërish në Madrid.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë agjenti i tij, Jonathan Barnett në një intervistë për “BBC”. Ai u shpreh se Bale është i lumtur në Madrid dhe nuk ka arsye që të largohet edhe pse rikthimi në Premier League do të ishte e shkëlqyer për lojtarin.
“Te Real Madrid ai është mjaft i lumtur, pse duhet të largohet? Të shkosh prapa për të luajtur në Premier League do të ishte një gjë e shkëlqyeshme, por nuk mendoj se ai dëshiron ta bëjë këtë tani sepse ai po shkon mirë në Madrid, ai ka një jetë që i pëlqen dhe nuk e kuptoj pse duhet të largohet”.