
Kampionët e Bundesligës, Bajerni i Mynihut, ka prezantuar ditën e sotme trajnerin e ri të ekipit, italianin Karlo Ançeloti. Në konferencën e parë për shtyp si trajner i bavarezëve, tekniku italian shpalosi lojën që do të aplikojë tek ekipi gjerman.
“Kam një ekip me futbollistë të shkëlqyer ndaj dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e një prej ekipeve më të mira në botë. Unë preferoj lojën sulmuese, dhe atë do të zbatoj tek Bajerni. Tifozeria e mrekulleshme është një nga arsyet që e pëlqej Bundesligën”, tha Ançeloti.
Italiani ka drejtuar më parë edhe ekipe të tjera të mëdha si Milan, Çelsi, PSG dhe Real Madrid, ku ka arritur të fitojë 3 herë Champions League.
Poll