Derbi Partizani-Tirana do të luhet ditën e nesërme në stadiumin "Air Albania", në orën 19:00. Sfida e parë e Superligës shqiptare që luhet në impantin e ri dhe interesi është maksimal nga ana dy tifozerive.
Partizani në faqen zyrtare njohton se janë shitur rreth 7000 mijë bileta në 4 orët e para që biletat kanë dal në shitje, ndërsa bën thirrje që tifozët të nxitojnë të blejnë biletat e tjera. Kjo ndeshje pritet të ketë një numër të lartë tifozësh duke parë që kapaciteti I stadiumit të ri është shumë më I madh se "Selman Stermasi".

Poll