
Berat Gjimshiti është vetëm një hap larg zyrtarizimit te Krotone. Mbrojtësi kuqezi tashmë do të largohet nga Atalanta për të shkuar te skuadra që këtë sezon debuton në Serinë A. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, tashmë Krotone ka dërguar një ofertë zyrtare në klubin e Atalantës për Gjimshitin dhe pritet përgjigjja e skuadrës nga Bergamo.
Krotone këmbëngul për mbrojtësin e Kombëtares, ndërsa edhe vetë lojtari është i destinuar të bëjë këtë zgjedhje, e cila në këtë moment do të ishte pozitive për karrierën e tij.
Gjimshiti nuk llogaritet si titullar te Atalanta dhe për këtë arsye, Krotone është shansi i tij për të treguar vlerat në Serinë A.
Poll