Tirana bëri ecuri të mirë në shtatë javët e para të kampionatit, ku ranë në sy edhe lojtarët e huaj të ardhur gjatë merkatos së verës. Mesfushori me tipare sulmuese, Merveile Ndockyt është kthyer edhe në idhullin e tifozëve bardheblu në këto javë, ku ka dhënë maksimumin në fushë dhe ka shënuar dy gola.
Ai jo vetëm që mbështetet nga tifozët e Tiranës në çdo takim, por tashmë firmos autografin e tij në fanella. Siç shihet në foton e mëposhtme, dallohet veprimi i tij dhe mbi të gjitha falenderimi që i bën ai mbështetësve.
[caption id="attachment_48011" align="aligncenter" width="542"] Faksimil e postimit të Merveile[/caption]
Poll