
Auron Miloti, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Tiranës ka folur në Sport Time për mungesën e golave në Superligë. Ai e ka quajtur këtë sezon si të mirë për sulmuesit shkodranë, teksa tregon se Superligës shqiptare prej vitesh i mungon një sulmues rrace.
"Bomberat në Superligë? Ka vite që nuk ka dalë një sulmues numër nëntë. Kjo është një e metë e kampionatit. Vllaznia e ka pasur traditë që të ketë një sulmues golit. Imeri, Hoxhaj dhe Dilaver janë treshja sulmuese më e mirë. Hoxhaj ka bërë shtatë gola.
Në kohën tonë ka qenë më mirë. Stërviteshim edhe vetëm në anën sulmuese. Unë, Sinani, Fortuzi dhe të tjerë shikonim vetëm portën, sot nuk mund të them se janë më mirë sulmuesit.
Boshti shkodran në sulm? Nëse del një sulmues tipi shkodran si Salihi, Sinani, Balaj mund të luaj një sezon te Vllaznia sepse I ka dyert e hapura në çdo vend, apo edhe në kryeqytet. Treshja që ka sot Vllaznia është e pamundur t'I ndalësh në kampionat", tha Miloti mes të tjerash.