
Atletiko Madrid nuk ndalet në merkato. Ekipi i Diego Simeones ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit brazilian, Bruno Guimaraes. 22 vjeçari ishte pjesë e Atletiko Paranaense, duke surprizuar të gjithë me paraqitjet e tij. Një tjetër emër cilësor i shtohet ekipit nga Madridi, që vitet e fundit ka ditur të lëvizë në tregun e transferimeve.
Barcelona dhe Real Madrid kanë shprehur gjithashtu interes për lojtarin, por duket se dëshira e djaloshit ishte të stërvitej nga Simeone. Atletiko Madrid lufroi deri në fund me klubin brazilian të Flamengos, që e dëshironin gjithashtu mesfushorin. Mësohet se Bruno Guimaraes do të huazohet në janar në ligën spanjolle, në mënyrë që të përshtatet me futbollin europian. 30 milion euro shpenzoi klubi bardhekuq për shërbimet e talentit brazilian që ka edhe nënshtetësi spanjolle.