Atalanta arriti një fitore me përmbysje ndaj Veronas në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Lazovic në minutën e 11-të, por ishte Zappacosta ai që solli barspeshën në “Geëiss Stadium” në minutën e 22-të. Pjesa e dytë fillojë mirë për vendasit ku gjetën golin e dytë me anë të Pasalic në minutën e 54-të.
Hojlund solli qetësinë në Bergamo ku në minutën e 62-të shënoi edhe golin e 3-të për vendasit. Berat Djimsiti luajti për gjatë gjithë ndeshjes me Bergamskët, të cilët tashmë e shikojnë veten në ven e 6-të në kuotën e 61 pikëve po aq sa Milani. Kuqezinjtë përballen sonte ndaj Sampdorias.
Kujtojmë që më herët u luajt edhe ndeshja mes Cremonese dhe Bologna. MIqtë arritën të fitonin me rezultatin 1-5 duke i dënuar kështu vendasit që sezonin e ardhshëm të luajnë në Seria B.
Rezultatet:
[caption id="attachment_693403" align="alignnone" width="513"] Rezultatet e Seria A[/caption]