
Kristian Asllani u transferua në verën e kaluar nga Empoli drejt Interit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare hasi jo pak vështirësi për të gjetur një vend titullari në skuadër. 21-vjeçari ishte përballë shumë yjeve si Brozovic dhe Calhanoglu.
Me largimin e kroatit zikaltërit kanë në qendër të projektit Asllanin. Lajmin e ka bërë të ditur prestigjozja italiane “Gazzetta dello Sport”. Në një artikull kushtuar krejtësisht shqiptarit ata shkruajnë se Interi ka gati projektin për të rritur Kristjanin.
“Vitin e kaluar shqiptari u mbyll nga ideja e Inzaghit për të përdorur turkun si playmaker, tani pa kroatin do të jetë zëvendësi i tij në mesin e fushës. Zikaltërit po synojnë kohën e lojës që do të rritet”, ka shkruar gazeta italiane.