Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Asllani merr te Interi një tjetër shqiptar, zikaltërtit kërkojnë ndihmën e sulmuesit të kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Asllani merr te Interi një tjetër shqiptar, zikaltërtit

Interi këtë sezon kërkon titullin kampion. Zikaltërit në 8 javë kampionat ia kanë dalë të sigurojnë 19 pikë dhe tashmë mbajnë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 2 pikë më pak se Milan.

Skuadra e Simone Inzaghit është ekipi që ka shënuar më shumë gola në këtë sezon. 21 herë zikaltërtit ia kanë dalë të gjejnë rrugën e rrjetë, por kjo gjithsesi nuk është mjaftueshëm për ta, pasi kërkojnë të tjerë gola për t’i mos i lënë asgjë rastësisë.

Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram janë dy pikat kryesorë të sulmit, por trajnerin e zikaltërve nuk e ngroh aspak stoli dhe në merkaton e janarit kërkon medoemos afrime në këtë repart. Në listën e drejtuesve zikaltër sipas “Gazzetta dello Sport” është edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare. Në fakt listën e kryeson Mehdi Taremi, teksa Armando Broja është po aty si një alternativë serioze për sulmin zikaltër.

22-vjeçari i kombëtares pas thuajse 1 viti u rikthye në fushë duke lënë prapa krahëve dëmtimin. Në ndeshjen e parë si titullar që luajti me Chelsea arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Drejtuesit italianë po bëjnë gati skenarët dhe një i mundshëm është huazimi i tij. Nëse Broja do të kalonte të Interi atëherë te zikaltërtit do të bashkohej me Kristjan Asllanin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga