Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

"Askush si ai në Europë", mediat italiane vlerësojnë ish-sulmuesin e Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
"Askush si ai në Europë", mediat italiane

Mirlind Daku është duke shkëlqyer këtë fillim sezoni me fanellën e Ballkanit në Superligën e Kosovës, teksa ka shënuar 12 gola në 6 ndeshjet e kampionatit. Ish-sulmuesi I Kukësit është përmendur edhe nga Calcio Style në Itali, me mediumin përtej Adriatikut që ka vlerësuar formën e sulmuesit.

Daku u bashkua me Ballkanin në janar të këtij viti nga Kukësi, teksa verilindorët nuk deshën të mbajnë në huazim lojtarin që zotërohet nga Osijek në Kroaci. "Një emër që qëndron mbi të gjithë në këtë fillim sezoni është ai I Mirlind Dakut, që ka realizuar 12 gola në 6 ndeshjet e Superligës së Kosovës. Askush nuk ka mundur të shënojë kaq gola në javët e para në gjithë ligat europiane", shkruajnë italianët.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga