Enis Çokaj është rikthyer sërish protagonist në elitën e futbollit kroat. Mesfushori i Kombëtares shqiptare që është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit ka lënë pas dëmtimin dhe në ndeshjen e fundit ndaj Gorica të mbyllur në barazim 3-3 dha 2 asiste.
23-vjeçari kuqezi është përfshirë në formacionin e javës në Kroaci sipas portalit “Sofa Score”. Çokaj është vlerësuar me notën 8.1 sipas këtij portali dhe vetëm Petkovic dhe Livaja kanë marrë nota më të lartë se mesfushori kuqezi. Kjo nuk është hera e parë që Çokaj përfshihet në formacionin e më të mirëve në Kroaci dhe këtë sezon ka bërë paraqitje tepër pozitive.

Poll