
Shqipëria do të përfaqësohet me gjashtë sportistë në Lojërat Olimpike në Rio. Peshëngritjsa Evangjeli Veli do t'i bashkohet delegacionit shqiptar sepse Federata e Peshëngritjes ka marrë një ftesë nga Federata Ndërkombëtare. Në këtë mënyrë Veli do të garojë me më të mirat e botës në kategorinë 53 kilogramë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe Federata Ndërkombëtare, pasi ka konfirmuar ftesën për një shtangiste femër. Pezullimi i garuesve të Rusisë për shkak të skandalit të dopingut ka bërë që të jetë Shqipëria ajo që do të përfitojë. Te rusët ishin 8 sportistë që u përjashtuan, të cilët do të zëvendësohen me disa sportistë të tjerë nga vende të ndryshme të botës.
Kështu që Veli i bashkohet listës së 5 sportistëve të tjerë, Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Sidni Hoxha, Briken Calja dhe Nikol Merizaj.