
Edhe Asion Daja, në një prononcim për mikrofonin e Top-Channel ka folur për derbin. Për Dajën ishte një emocion i veçantë, pasi një vit më parë përfaqësonte fanellën e kuqe, ndërsa sot atë të bardhebluve. Megjithatë mesfushori i talentuar deklaroi që këtë herë barazimi ishte rezultati më i drejtë, por në derbin e ardhshëm do të jetë histori tjetër.
"Sot ishte një ndeshje e veçantë për mua. Dua të them që rezultati më i drejtë i këtij takimi ishte barazimi. Por, në derbin e ardhshëm që do ta presim Partizanin në shtëpi, do të jetë një histori krejt tjetër", deklaroi Asion Daja.
Kujtojmë që Daja u transferua nga Partizani te Tirana në këtë merkato verore.
Poll