
Jurgen Klopp ka folur këtë të hënë përpara ndeshjes së nesërme të Liverpool me Real Madrid. Takimi është i vlefshëm për fazën 1/16 në Champions League dhe do të luhet në “Anfield”. Tekniku gjerman ka folur edhe për racizmin e shfaqur në Spanjë ndaj brazilianit të Real, Vinicius Jr. Për Klopp, koret abuzuese dhe veprimet raciste ndaj Vinicius asgjë nuk mund t’i justifikojë.
I pyetur nëse Vinicius mund të ishte disi fajtor dhe nëse mund të provokuar reagimet ndaj tij, Klopp u shpreh: “Asgjë në botë nuk mund ta justifikojë racizmin ndaj tij. Do të ishte çmenduri.
Ai është një lojtar i klasit botëror, nuk duhet ta lësh kurrë vetëm, sidomos në jnë situatë 1 kundër 1.
Finalja në Paris? Ne luajtëm atë finale në Paris dhe unë nuk e kam parë atë sërish deri fundjavën e kaluar dhe tani e kuptoj se pse nuk e kam parë më. Ishte një torturë e vërtetë. Ne luajtëm një ndeshje të mirë dhe mund ta fitonim por nuk e bëmë sepse nuk shënuam. Ne e shikojmë se me sa eksperiencë është Real Madrid. Mund të mësosh prej tyre. Ne duhet të luajmë dy super ndeshje. Nëse nuk japim më të mirën tonë, në nuk do të kemi asnjë shans. Real nuk ka pse jep të mirën e megjithatë e ka një shans.
Ancelotti? Carlo është një nga njerëzit më të relaksuar që mund të njohësh. Menaxhimi që ai u bën lojatërve është një nivel tjetër që askush nuk mund t’ja arrij. E admiroj shumë. Me këtë ekip të nivelit botëror, ata kanë sjell shumë lojtarë të rinj të shkëlqyer. Po vuajnë pak në ligë, por janë gjithmonë kompetitiv dhe janë të vështirë për t’u mundur”, ka përfunduar Klopp.