Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Asani parakalon Brojën dhe Manajn, 26-të kuqezinjtë zgjedhin numrat në fanellë

Shkruar nga NEWSPORT
Asani parakalon Brojën dhe Manajn, 26-të kuqezinjtë zgjedhin

Kombëtarja shqiptare vijon me seancat përgatitore për dy miqësoret me Kilin dhe Suedinë, më 22 dhe 25 mars. Grupi është i plotë që nga dita e djeshme me ardhjen e Naser Alijit duke bërë që trajneri Sylvinho të ketë të 26-të lojtarët në dispozicion të plotë.

Lojtarët kanë zgjedhur edhe numrat që do të mbajnë në fanellë. Me interes pritej se kush do të ishte ‘9-shi’ i skuadrës teksa kemi disa bombera në ekip. Jasir Asani do të vijojë të ketë numrin 9, pavarësisht ardhjes se Brojës e Manajt të cilët kanë zgjedhur 27-tën dhe 19-tën respektivisht.

Të tjerët thuajse nuk ndryshojnë, Asllani mban 21-shin si te Interi, Laçi 14-tën tradicionale, Seferi ka zgjedhur 17-tën pasi Kumbulla do të ketë 15-tën që ka mbajtur edhe më parë. Prurja e re, Arbër Hoxha ka zgjedhur numrin 8-të.

-Numrat e futbollistëve-

  1. Etrit Berisha
  2. Ivan Balliu
  3. Mario Mitaj
  4. Elseid Hysaj
  5. Federik Veseli
  6. Berat Gjimshiti
  7. Keidi Bare
  8. Arbër Hoxha
  9. Jasir Asani
  10. Nedim Bajrami
  11. Myrto Uzuni
  12. Elhan Kastrati
  13. Enea Mihaj
  14. Qazim Laçi
  15. Marash Kumbulla
  16. Sokol Cikalleshi
  17. Taulant Seferi
  18. Jon Mersinaj
  19. Rey Manaj
  20. Ylber Ramadani
  21. Kristjan Asllani
  22. Arbnor Muçolli
  23. Thomas Strakosha
  24. (/)
  25. Naser Aliji
  26. Ernest Muçi
  27. Armando Broja

//Erald Tanushi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga