Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

"Asambleja duhet t'i zgjidhë të gjitha", Vojo Mala: Nuk premtoj dot çudira, por mund të ju them se...

Shkruar nga NEWSPORT

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka nisur nga puna në Asamblenë e sotme zgjedhore për përzgjedhjen e Presidentit me një mandat katër vjeçar.

Ajo që bie në sy është përjashtimi i Federatës së Futbollit Shqiptar nga e drejta e votës, teksa FSHF dhe disa federata kanë ngritur zërin se kjo garë është e politizuar.

Nga 41 anëtarë kanë mbetur vetëm 37 me të drejtë vote, ndërsa në garë për kreun e institucionit janë Fidel Ylli, Vojo Mala dhe Martin Biba. Pas Bilardos dhe Kick and Tai Box, edhe FSHF është përjashtuar nga e drejta e votës, ndërsa gjithçka ka nisur në orën 12:00 të mesditës së sotme. Më poshtë edhe agjenda e punimeve.

LIVE -

  • Fjala e Vojo Mala :

Sot ministria po bën planifikimin e shpërndarjes së Fondeve. Federatat Olimpike me buxhet në vete, e Federatat Joolimpike vetëm me projekte. Nuk është rrugë e keqe. Po ama, ku është kupola e sportit shqiptar. Ideja ime është që duhet përmirësuar puna e Asamblesë, në rradhë të parë. Duhet Asambleja që të vendosë sisteme.

Gjithmonë themi që klubet janë në varësi të këtyre apo atyre, por asnjëherë nuk kemi bërë një sistem. Di edhe unë të premtoj çudira, por Presidenti nuk ka gjë në dorë. Presidenti mbledh Komitetin dhe asambleja duhet t'i bëjë të gjitha. Ajo që unë premtoj dhe garantoj nëse zgjidhem janë respekti dhe mirësia.

  • Fjala e Martin Biba:

Zhvillime në Sport duhet të ndodhin. Në rradhë të parë ndjehem i vlerësuar që mu dha mundësia të kandidoj. Që në fillim e kam ndjerë përgjegjësinë. E gjithë jeta ime është e lidhur me sportin. Përpara katër muajsh kam dhënë dorëheqjen për të kandiduar.

Te sporti unë kam prekur mundin dhe punën. Duke i kaluar të gjitha këto etapa, ndjehem i priviligjuar. Unë gjej rastin të falenderoj të gjithë. Falenderoj kolegët në Eruopë dhe Botë. Përveç njerëzve të Sportit dhe Mundjes, falenderoj edhe ata të Federatave të tjera. Gjithashtu, falenderoj edhe mediat. Ligji i Sportit do dalë nga bashkëpunimi. Nëse unë fitoj, do fitoni edhe ju.

Pikat e mia:

  1. Transparenca - Bashkëpunimi me Komitetin Ekzektutiv
  2. Shtrimi i rrugëve të medaljave olimpike
  3. Drejtimi kolegjial

-Fidel Ylli shpalos idenë për të marrë kreun e Institucionit.

"Ne duhet të jemi Organizata që udhëheq sportin në vend. Të gjitha strukturat lokale dhe kombëtare që kontribuojnë për sportin të bëhen bashkë. Ana legjislative, financiare dhe menaxheriale janë ato që ne do I propozojmë sot KOKSH. Duam që për të parën herë të marrim një medalje Olimpike për Shqipërinë. KOKSH do transferohet me zyra pranë Parkut Olimpik, për të qenë më pranë Federatave.

Strategjia nis që nga Website, që të fusim rubrikën "Sportisti Im", që çdo sportist kudo në botë të ketë vendin e tij, numrin e telefonit për të treguar arritjet. Kjo do bëhet e mundur me ministrinë e Migracionit, sepse ata kanë të dhënat për emigranëtët. Objektiv tjetër janë partner të tjerë dhe platforma sponsoirizimi, riorganizimi I CAS, që është si ai I Lozanës dhe këtë ligj e kemi kaluar në Kuvend.

Ne jo vetëm që zyrat do jenë të veçanta, por edhe gjyqtarët e CAS do vendosen nga Asambleja që mos ketë keqkuptime. Jo vetëm në KOKSH por edhe në FSHF ka shumë sportistë që marrin një dënim kalojnë nga këtu në Lozanë, duhet paguar hoteli, bileta avioni dhe shpenzime të tjera. Do ketë mundësi edhe për në Lozanë, por më parë të ankohen këtu. Kmei marrë çdo informacion dhe Lozanën e kemi sjellë këtu.

Sfidë është edhe legjislacioni edhe ligji I sportit. Duhet ta njehësonim ligjin shqiptar me atë evropian, ligj që Europa na I certifikon që kur të hapim negociatat të na njohë edhe Europa në sport me këto ligje. Ndryshimet e statutit të KOKSH janë të mira dhe grupi I punës ka bërë një punë voluminoze. Ishte e padrejtë që gara për president të niste 10-0 për kandidatët. Anëtarët me tituj individual të votohen në Asamble dhe jo të futen direkt në KOKSH.

Ligji I sponsorizmit nuk ka funksionuar por është aktualisht. Duhet të negociojmë me Qeverinë dhe pse jo të marrim një shembull si në Kosovë. Duhet të rrisim buxhetin dhe mos presim nga jashtë, as nga ato rroga skandaloze që na jep ministria. Dy shokë që kanë qeverisur KOKSH e kanë katandisur këtu ku është Komiteti. Fidelin mos e shihni si pjesë të Politikës, por shiheni si kampion që ka ardhur nga Sporti.

 Nuk ka filluar akoma ligji për sponsorizimet. Ne duam një ligj të veçantë për sportin. Unë jam shumë i prirur që sportet me dorë janë të traditës. Basketbolli na ka nderuar gjithmonë. Unë të bëj një premtim: Do prishet Asllan Rusi dhe do bëhet një pallat sporti model. Asllan Rusi ka qënë hambar. Është turp që Shqipëria ka akoma atë pallat sporti. Na është shkrirë bashketbolli në shumë vende. Pallati i Sportit ka drita, ujë dhe mirëmbajtje. Minsitria kur nxjerr buxhetin e çdo federate, duhet të paguajë disa shpenzime. Unë e kam në prioritet e mia.

Problemet me FSHF? Nuk kam asnjë problem me FSHF. Kemi bashkëpunuar shumë mirë. Janë larguar gjtihë njerëzit me tituj individual. Unë e kam ëndërruar që FSHF t'ishte në krahun tim. Komiteti Olimpik nuk ka federata të vogla e të mëdha.

Gjergj Ruli, Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës: Ky është Kryeqyteti i vetëm pa pistë, dua angazhim për ndërtimin e pistës.

Përgjigja e Yllit- E kam ngritur këtë problem në çdo dalje, premtoj se stadiumi "Dinamo" do bëhet me pistë tartani. Kishim projekt në Parkun Olimpik për 2 fusha me 2 pista por lobimi i FSHF bëri që atletika të mbetet pa pistë tartani", tha Fidel Ylli.

12:30 - Nis me himnin e Flamurit Asambleja e KOKSH.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga