Arturo Vidal është një nga lojtarët më të kërkuar nga Interi. Mesfushori kilian është një nga dëshirat e Contes dhe Interi ka nisur tratativat me Barcelonën. Vidal pritet të futet në tratativa që zikaltërit kanë me Barcelonën përsa i përketë Lautaro Martinez, por kërkesa e tij mund të frenojë gjithçka.
Kiliani kërkon një pagë prej 13 milionë euro në sezon në mënyrë që të firmos me zikaltërit dhe një gjë e tillë ka “trembur” drejtuesit. Një miku i tij ka zbuluar se Vidal kërkon një shifër të lartë pasi kjo mund të jetë kontrata e tij e fundit në futbollin europian.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e Interit, por duke parë kërkesën e tij të “çmendur” vështirë se drejtuesit zikatërl janë gati t’i ofrojnë një shumë të tillë një lojtari që është në fund të karrierës së tij.