
Tabloidi anglez, "Mirror" i ka kushtuar një artikull skuadrës përfaqësuese të Kosovës, në prag të sfidës kundër Finlandës.
Vëmendja natyrisht është e përqendruar te talenti i Mançester Sitit, Bersant Celina.
“Celina do të luajë në ndeshjen e parë të Dardanëve në kualifikimet për Kampionatin Botëror, pas pranimit në FIFA”, shkruan “Mirror”, që jep edhe një parashikim për mundësinë e kualifikimit të Kosovës për në Botërorin e Rusisë: "Ka një rrugë të vështirë, sepse në grup ka Kroacinë, Turqinë, Islandën, Ukrainën dhe Finlandën".
Poll