Oleksandr Zinchenko është kthyer në objektivin e disa skuadrave dhe tashmë merkatoja e verës për të do të jetë mjaft e “nxehtë”. Mbrojtësi ka marrë vëmendjen e Newcastle dhe Bayern Munich, të cilët e kanë kthyer në një objektiv për merkaton e ardhshme.
Sipas “Footballtransers” bëhet me dije se si skuadra angleze ashtu edhe gjermanët janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e Arsenalit për të transferuar ukrainasin. “Topçinjtë” për të lënë të lirë Zinchenko kërkojnë minimalisht 45 milionë euro.
Kujtojmë se aktualisht mbrojtësi është i dëmtuar në pulpë dhe po vazhdon rikuperimin. Këtë sezon me fanelën e “Topçinjve” ka luajtur në 26 ndeshje duke qenë një titullar për ekipin e Mikel Artetës.
[caption id="attachment_727708" align="alignnone" width="589"] Zinchenko[/caption]