Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Arsenali e pret prej kohësh, por CITY ofron 92 milionë euro plus 12 bonuse për Declan Rice

Shkruar nga NEWSPORT
Arsenali e pret prej kohësh, por CITY ofron 92 milionë euro plus 12

Arsenali prej kohësh po pret Declan Rice, mesfushori anglez është i shumëdëshiruar nga “Topçinjtë” të cilët e shikojnë si zëvendësuesin ideal të Granit Xhakës. Ky i fundit po pret gjithashtu transferimin e Rice në “Emirate”, për t’i dhënë fund aventurës te Arsenali.

Por duket se gjërat po marrin një rrjedhë tjetër. Manchester City kërkon gjithashtu mesfushorin dhe tashmë “Qytetarët” sipas “The Sun” kanë një ofertë stratosferike për West Ham në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e lojtarit.

92 milionë euro plus 12 bonuse raportohet se është shumë e ofruar nga City, ndërsa nga krahu tjetër oferta e Arsenalit është 82 milionë euro plus 18 bonuse, e cila ëhstë refuzuar nga West Ham.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me Declan rice dhe cila do të jetë skuadra e tij ku do të vazhdojë karrierën.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga