Një nga arritjet e futbollit shqiptar për vitin 2016 është padyshim edhe pranimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA.
Tetë muaj më parë, Kosova u bë anëtare me të drejta të plota dhe në shtator zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare, atë kundër Finlandës për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Kosova morri besimin e 28 anëtarëve të Federatës Evropiane të Futbollit. Kundër saj ishin 24 shtete, ndërsa dy abstenuan. Pas këtij votimi, Kosova bëhet anëtari i 55-të UEFA-s.
Tashmë edhe klubet e futbollit të Kosovës do të kenë mundësi të përfaqësohen në futbollin europian duke bërë ndeshje eliminatore për Champions League dhe Europa League.