
Në Qingdao të Kinës po zhvillohet World Judo Masters, ku bën pjesë edhe xhudistja kosovare, Distria Krasniqi. Krasniqipo tregon mjaft mirë potencialin e saj, pasi ka arritur të kualifikohet për në finale në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Në raundin e dytë ajo u ndesh me gjermanen Katharina Menz, të cilën e mposhti. Në çerekfinale fitorja ishte më e vuajtur, ku ia doli të triumfonte me xhudisten nga Kazakistani, Otgonstetseg Galbadrakh. Gjysëmfinalja ishte e gjitha e saj, pasi nuk e diskutoi shumë fitoren ndaj Moldaves, Uranstetseg Munkhbat. Fituesja e ndeshjes mes sllovenes Marusa Stangar dhe Moldaves, Naransetseg Ganbaatar do përballet me Krasniqin.
Poll