Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Arritja historike e Lara Colturit, Edi Rama për skiatoren: Sot për sot është xhevahiri më i çmuar i kurorës

Shkruar nga NEWSPORT
Arritja historike e Lara Colturit, Edi Rama për skiatoren: Sot për sot

Skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi ka arritur rezultatin më të mirë të saj në Kupën e Botës. Në garën që u zhvilluar në pistën e Flachau në Austri, Colturi zuri vendin e 9-të të klasifikimit.

Për 17-vjeçaren ky është rezultati më i mirë, ndërsa për herë të parë në karrierën e saj ajo renditet në 10 skiatoret më të mira të Kupës së Botës.

Për këtë arritje të madhe të Colturit, ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama. Rama “thur” elozhe për skiatoren që përfaqëson Shqipërinë, madje duke e quajtur si xhevahiri më i çmuar i kurorës.

"Një tjetër rezultat fantastik për Shqipërinë. Skiatorja Lara Colturi, italiania që vendosi bashkë me prindërit të përfaqësoje flamurin më të bukur në botë, u klasifikua për herë të par në Top 10, në një garë në Kupën e Botës. Urime Federatës Shqiptare të Skivem e cila falë pasionit të paepur të presidentit Elvis Toçi, ka krijuar një bërthamë talentesh me djem e vajza shqiptarem që stërviten në pistat e Italisë e jo vetëm, ndër të cilët Lara ëshë sot për sot xhevahiri më i çmuar i kurorës”, shkruan Edi Rama.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga