Erzeni do të luajë nesër kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme si miqësorë. Është klubi shijakas që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije se do të luhet ky takim me aromë Superioreje. Në orën 18:00, në stadiumin "Tofik Jashari" do të vihen përballë këto dy ekipe që në sezonin e ri do të garojnë në "Abissnet Superiore".
Si trajneri Kapllani, ashtu edhe ai i Partizanit, Dritan Mehmeti, do të kenë mundësinë të shohin gjendjen e lojtarëve në dispozicion. "Ditën e nesërme në stadiumin “ Tofik Jashari “ luhet takimi i rradhës miqësor përballë ekipit të Partizanit", shkruhej në faqen zyrtare të Erzenit.

Poll