
Armando Sadiku ditën e djeshme zyrtarizoi edhe kalimin në Indi te skuadra e Mohun Bagan. Një aventurë e re për sulmuesin e kombëtares shqiptare larg Europës.
Elbasanasi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe do të synojë të jetë protagonist me gola e asiste për të qenë i përzgjedhuri i Sylvinhos sërish për ndeshjet e Euro 2024.
“Jam krenar që u bëra pjesë e këtij klubi 133-vjeçar. Kur Mohun Bagan më kontaktoi, unë bëra kërkime me detaje në lidhje me kampionatin indian, i cili nisi të më interesonte.
Të jem i sinqertë, Mohun Bagan i mjaftoi një javë për të më bindur. Kështu që ja ku erdha. Kam lexuar për trashëgiminë e pasur të Mohun Bagan. Shpresoj që së bashku me shokët e skuadrës të jemi në gjendje të mbrojmë titullin. Dhe të japim edhe më shumë sezonin e ardhshëm”, ka theksuar 32-vjeçari.