Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Armando Broja para Moldavisë: Mezi pres të rikthehem

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria do të luajë në datën 17 qershor kundër Moldavisë, ndërsa Armando Broja nuk do të mund të jetë sërish në fushë për të ndihmuar kuqezinjtë tanë. Sulmuesi i Chelsea-it pësoi një dëmtim të rëndë në gju që e detyroi t’i nënshtrohej operacionit.

Tashmë ai ka nisur fazën e rehabilitimit dhe është gati për të bërë maksimumin në mënyrë që të rikthehet sa më parë. Madje këtë e ka shkruar vetë Broja përmes një postimi në rrjetet sociale. Shtatlarti i fazës ofensive shfaqet në palestër ku shkruan: “Mezi po pres të rikthehem”.

Kujtojmë që Armando Broja është pjesë e rëndësishme e kombëtares shqiptare. Dëmtimi i rëndë e ka penalizuar për të dhënë kontributin e tij prej disa muajsh në ekipin kuqezi. Pritet me interes të shihet se kur do të jetë në fushë, ndërsa te Chelsea shihet si lojtari që do të mbajë peshën e fazës ofensive.

[caption id="attachment_696083" align="alignnone" width="621"]Postimi i Armando Brojës Postimi i Armando Brojës[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga