
Janë mbyllur katër ndeshje të tjera të Premier League-s angleze, sfida të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit.
Kjo javë na përcolli sfida mjaft interesante si ajo mes Arsenalit dhe Tottenham. Në ndeshjen e zhvilluar në “Emirates Stadium”, të besuarit e Mikel Artetës barazuan 2-2 përballë Spurs. Një ndeshje spektakolare që u shoqërua me shumë emocione dhe gola. Për Tottenham dy golat u shënuan nga koreani Son, teksa për Arsenalin shënoi Saka dhe një autogol nga Romero.
Në krahun tjetër Chelsea merr një tjetër rezultat negativ. Kësaj here “Blutë e Londrës” janë mposhtur në shtëpi nga Aston Villa. Armando Broja u rikthye në fushën e blertë pas mungesës së gjatë, por minutat e pakta që kishte në dispozicion nuk e ndihmuan të ndihmonte ekipin e tij për të shmangur humbjen. Golin e vetëm të kësaj sfide që përfundoi 0-1, e shënoi Watkins.
Liverpool bën detyrën në shtëpi duke fituar me rezultatin 3-1 përballë West Ham. Me të njëjtin rezultat fitoi dhe Birghton kundër Bournemouth 3-1.