Stadiumi i ri "Arena Kombëtare" është drejt përfundimit. Inagurim i tij pritet të jetë gjatë muajit shtator pasi punimet kanë ecur me ritme te shpejta.
Por, sipas arkitektit, Maks Velo ky impiant është një katastrfoë e pariparueshme.
Arkitekti i njohur, i ftuar në "RTV Ora" ka folur për stadiumin e ri "Arena Kombëtare".
"Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është Qemal Stafa është e pariparueshme. Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike e zhduku Rama. Si është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane. U mbush me dyqane".
