Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Argjent Gafuri kërkoi largimin nga Flamurtari, reagon Idrizi: Nuk ka shanse, mund të kemi surpriza

Shkruar nga NEWSPORT
Argjent Gafuri kërkoi largimin nga Flamurtari, reagon Idrizi: Nuk ka

Edhe pse u cilësuar si një nga afrimet më të bujshme të kësaj merkatoje, diçka nuk ka shkuar mirë me Argjent Gafurin, lojtarin që u afrua në muajin janar te Flamurtari. Gafuri ka kërkuar largimin me pretekstin se nuk qëndron fot larg familjes, ndërkohë që administratori i klubit vlonjat, Sinan Idrizi nuk e ka lejuar këtë gjë.

Pas nënshkrimit të kontratës me vlonjatët, Gafuri duket se nuk e ka përballuar dot largësinë nga familja dhe ka bërë kërkesë pranë klubit për të marrë lejën dhe për tu larguar në drejtim të familjes. Kontrata e sapo firmosur e mesfushorit ndodhet në zyrëne  administratorit Sinan Idrizi, i cili duket se ka thënë fjalën e fundit.

Idizi ka reaguar lidhur me këtë situatë, duke u shprehur: "Nuk ka shanse që ai të ikë. Gafuri është në kontratë dhe është lojtar i Flamurtarit. Ne mund të kemi ndonjë suprizë të fundit për ndonjë afrim, por jo për largim".

Kjo përgjigje ka qenë e prerë e administratorit, tani pritet të shihet nëse Gafuri do rikthehet në kampin vlonjar, apo situta do shkojë në një tjetër nivel, kjo pritet të mësohet ditët në vijim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga