
Arbnor Muja me shumë mundësi do të jetë emri më i ri në listën e Sylvinhos për ndeshjet që Kombëtarja kuqezi do të luajë në shtator. Por sonte sulmuesi do të luajë shanset për Ligën e Kampionëve.
Skuadra ku Muja aktivizohet, belgët e Antëerp do të luajnë mbrëmjen e sotme ndeshjen e parë të fazës “Play-Off” të Champions League. Kampionët e Belgjikës do të luajnë në shtëpi përballë AEK.
Favoritë në letër është ekipi i shqiptarit, por skuadra e AEK ka treguar gjithnjë që është një skuadër e denjë për Europë. Teksa Arbnor Muja pritet të jetë titullar në këtë ndeshje.
Poll