
Arda Turan tashmë ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Ish-lojtari i njohur turk, i cili vetëm në shtator u pensionua nga futbolli i luajtur, tashmë ka nisur rrugëtinin e tij si trajner.
Turan ka marrë drejtimin e Eyupsporit, ndërsa do të debutojë ditën e diel në krye të skuadrës. Kujtojmë se ky është klubi i parë në karrierën e tij si trajner, ndërsa do ta nisë nga liga e dytë turke.
Eyupspor ndodhet në vendin e 3-të në klasifikim, ndërsa ish-lojtari i Barcelonës synon të grumbulojë sa më shumë pikë në ndeshjet e mbetura.
Poll