Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Arbnor Muçolli, ja pse Sylvinho zgjodhi ‘Modricin shqiptar’ para Brojës e Çunit

Shkruar nga NEWSPORT
Arbnor Muçolli, ja pse Sylvinho zgjodhi ‘Modricin shqiptar’

Arbnor Muçolli ishte surpriza e madhe në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Sylvinho për dy ndeshjet e fundit kualifikuese me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Të gjithë prisnin njëri mes Armando Brojës apo Marvin Çunit, ama tekniku brazilian bëri lëvizjen e rradhës.

Shumë pyesin veten, pse Muçolli e jo njëri mes dy bomberave? Nëse shohim skedën e lojtarit do të gjejmë edhe përgjigjen. Sigurisht përzgjedhja e lojtarëve nuk bëhet thjeshtë disa ditë para ndeshjeve, por stafi teknik i Kombëtares me në krye brazilianin prej javësh e muajsh studiojnë lojtarët shqiptar nëpër botë, qëndrojnë në kontakte me ta si dhe me klubet e tyre, madje shkojnë deri aty sa t’i vizitojnë në shtetet ku ndodhen.

Arbnor Muçolli është një mesfushor-sulmues i cili luan për ekipin e Goteborg në Suedi dhe është më i miri në skuadër. Ajo ç’ka ofron lojtari është diçka tjetër nga lojtarët aktual të ekipit. Në të gjithë ndeshjet e zhvilluar anë drejtimin e Sylvinhos, kemi parë një skuadër që kërkon të ketë topin në këmbë dhe hiq këtu, Bajramin apo Muçin, askush nga reparti ofensiv nuk mund ta ofrojë më mirë se Muçolli këtë.

24-vjeçari është edhe nuhatës i mirë goli teksa në 16 ndeshje këtë sezon ka shënuar 6 gola. Një tjetër arsye për ftesën e tij është edhe… këmba. Muçolli përdor të majtë, sallaks, dhe të tillë aktualisht vetëm Jasir Asanin kemi.

Mbi të gjitha, Arbnor Muçolli është një ‘xhol’ i vërtetë. Nuk ka pozitë poshtë mbrojtjes që ai nuk e bën. Në 201 ndeshjet e tij në karrierë deri tani ka luajtur në plot 8 pozita. Sulmues i majtë me 55 ndeshje, mesfushor qendre me 41 ndeshje dhe mesfushor ’10-sh’ me 37 ndeshje, janë pozitat e tij kryesore. Ndërsa, është përdorur disa herë në pozicionet si sulmues i djathtë, 9-sh fals, mesfushor krahu, por edhe 6-sh tipik. Një ‘xhol’ të cilin Sylvinho mund ta përodrë si të dojë në bazë të ecurisë së ndeshjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga