Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sheiku nuk përshëndeti 2 arbitret femra për shkak të fesë, reagon FIFA: Nuk u afruan

Shkruar nga NEWSPORT
Sheiku nuk përshëndeti 2 arbitret femra për shkak të

Ndeshja finale për Kupën e Botës për klube mes Bayern Munich dhe Tigres ka prodhur një rast jo të këndshëm në momentin e shpërndarjes së çmimeve. Zyrtari i lartë i shtetit të Katarit, Sheiku Joaan bin Hamad Khalifa Al-Thani është kritikuar për sjelljen e tij ndaj dy gjyqtareve femra.

Në një shkrim në Bild thuhet se sheiku ka refuzuar të nderojë dy arbitret femra, duke u sjellë në mënyrë të ndryshme me zyrtarët e ndeshjes, kjo për shkak të fesë së tij islame. Neuze Back dhe Edina Alves Batisa ishin dy arbitret që ndanë drejtësinë, ndërsa për rastin ka reaguar edhe FIFA.

"Dy gjyqtaret, si dhe disa lojtarë dhe zyrtarë të ekipit, kaluan pranë dhe nuk iu afruan të gjithë njerëzve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve", thuhet në shpjegimin e FIFA.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga