Niveli i arbitrimit në Shqipëri sa vjen e rritet me disa arbitra të cilët preferohen nga UEFA edhe në kompeticionet ndërkombëtare. Tani jemi në fazën e kualifikueseve dhe ashtu si skuadrat shqiptare, edhe gjyqtarët do të performojnë në skenën europiane.
Elodrjan Hamiti do të vendosi drejtësi në sfidën e kthimit mes Qarabag të Redon Xhixhës dhe Lincoln, më 19 korrik në orën 18:00. Asistentë të tij do të jenë Ridigert Çokaj dhe Ani Koçiaj ndërsa gjyqtar i katërt është Kreshnik Cjapi. Në dhomën e VAR do të jetë Kreshnik Bajrami.
Azerët janë favorit absolut teksa pretendojnë grupet e Champions League pavarësisht se në sfidën e parë fituan me vështirësi 1-2 ku goli i parë do të shënohej pikërisht nga ish-sulmuesi i Tiranës..