Shqipëria udhëton në transfertë për ndeshjen e rradhës ku do të përballet me Ishujt Faroe të martën në orën 20:45, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024. Pas fitores me Moldavinë, morali është shumë i lartë dhe kuqezinjtë do të synojnë një tjetër sukses ndaj një skuadre shumë më të lehtë në letër.
UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët e kësaj sfide. Organi më i lartë i futbollit europian i ka besuar një qiprioti drejtëisnë e kësaj sfide. Chrysovalantis Theouli është kryesori i cili nuk ka ndonjë CV të pasur. Ai është vetëm 34-vjeç dhe eksperienca në ndeshjet ndërkombëtare sapo ka filluar.
Ai do të ndihmohet nga bashkombasit Michael Soteriou dhe Pavlos Georgiou ndërsa i katërt është Menelaos Antoniou. Në VAR është greku Agelos Evangelou ndërsa në AVAR një tjetër qipriot, Dimitris Solomou.