Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

VIDEO/ Eurogol në Arbanë, talenti ndëshkon Dinamon dhe i jep klubit 1 pikë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Eurogol në Arbanë, talenti ndëshkon Dinamon dhe i jep
Erjon Vajushi

Është luajtur ditën e sotme takimi misdis Dinamos dhe Shkodrës në kampionatin e moshave. Një eurogol është shënuar nga Erjon Vajushi në këtë takim të të vegjëlve.

Sfida e zhvilluar në “Kompleksin sportiv Dinamo” është mbyllur në shifrat 1-1 falë eurogolit të lojtarit të miqve. Vendasit kaluan të parët në avantazh, por i riu Vajushi gjeti këndin më të pamundur të portës në minutën e 35-të për të ndëshkuar dinamovitët. Blutë dhe veriorët pas 2 golave të pjesës së parë e mbyllën takimin në barazim.

Goli i talentit të veriorëve erdhi nga një goditje shumë e bukur nga jashtë zone në Arbanë. Ky realizim e mban KF Shkodrën në vend të dytë me një pikë më pak se Flamurtari dhe mbi të gjitha 4 pikë nga “Nëndetësja”.

Goli i Vajushit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga