Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Arabia po bën goditje “BIG” në Europë, reagon CEFERIN: Në fund të karrierës lojtarët shikojnë Arabinë për të fituar para

Shkruar nga NEWSPORT
Arabia po bën goditje “BIG” në Europë, reagon

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka dhënë mendimin e tij për nënshkrimet fantastike që po bën liga e Arabisë Saudite: Cristiano Ronaldo, Benzema... Slloveni për momentin nuk e ndjen kërcënimin e futbollit saudit.

“Mendoj se Arabia Saudite po bën një gabim. Ata duhet të investojnë në akademi, trajnerë dhe të edukojnë lojtarët e tyre. Blerja nuk do të përmirësojë futbollin tuaj. Kina bëri të njëjtin gabim. Nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Lojtarët duan të fitojnë garat më të mira dhe këto janë në Europë.

Në fund të karrierës së tyre, disa lojtarë shikojnë Arabinë për të fituar para. Ne nuk duam dy apo tre klube. që kanë burime të pakufizuara arrijnë një buxhet prej 5000 apo 10000 milionë eurosh. Jemi larg çdo vendimi, vetëm po e diskutojmë”, është shprehur Ceferin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga