Amir Abrashi ka folur pas barazimit 1-1 kundër Islandës. Mesfushori i Kombëtares deklaroi për gazetarët:
"Vështirë është të gjesh fjalët. Nuk duhet të ndodhë kështu me kualitetet që kemi. Duhet t'i analizojmë. Të dalim para pasqyre dhe të shohim ku kemi gabuar. Problemi është që duhet të kishim bërë 2-0 ndeshjen.
Krosimet duhet t'i kishim ndaluar në fundin e ndeshjes. Nuk e bëmë këtë. Futbolli vazhdon. Nëpër klube duhet t'i analizojmë. Kur vijnë në Kombëtare, ta dijnë se për çfarë vijnë këtu. Unë jap gjithçka për Kombëtaren. Jam i kënaqur vetëm të fitojmë.
Gjynah, patëm 4 ndeshje, s'morëm asnjë ndeshje. Edhe sot e morëm golin në minutën e fundit", tha ai.
Poll