Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gugash Magani nuk ka ankesa: Flamurtari nuk vodhi asgjë

Shkruar nga NEWSPORT
Gugash Magani nuk ka ankesa: Flamurtari nuk vodhi asgjë

Teuta u mposht sot me rezultatin 2-1 në shtëpi në stadiumin “ Niko Dovana”. Trajneri Gugash Magani ka folur pas takimit me rezerva për një episode në pjsën e parë. Ai tregon për Supersport se Flamurtari e meritoi fitoren dhe nuk vodhi asgjë.

"Po ti referohemi pjesës së parë ne nuk kemi qenë fare skuadër. Kemi qenë të shthurur e pa grintë. U ndëshkuam nga dy gola nga gabimet tona dhe meritë e kundërshtarit.

Nuk dua të merem me vendimet e gjyqtarit. Kam rezerva për një penallti në pjesën e parë.

Nuk më shqetëson kjo se kështu e ka futbolli. I vlerësoj kundërshtarët dhe mendoj se skuadra në pjesën e dytë arriti të kontrollojë topin edhe lojën. Me pak fat do të kishim marrë një pikë. Asnjëherë skam thënë se do të dalim kampion, por më mirë që u ndalëm në fillim të kampionatit.

Nuk është ndonjë tragjedi se Flamurtari nuk vodhi asgjë dhe mori fitoren. Euforia është prezente te futbollistët, kjo humbje është një mësim i mirë për ne.

Mora rriskun tim dhe skuadra m’u ëprgjigj në vendosjen statike. Por, në fund pikët janë ato që japin suksesin apo dështimin. Fati nuk ka qenë me ne sot, nëse flasim për pjesën e dytë të ndeshjes", u shpreh Magani.

Poll

Lexo gjithashtu