
Anglia është padyshim ndër kombëtaret kandidate për të shkuar deri në Kupën e Botës, e cila nis sot zyrtarisht në orën 17:00, me ndeshjen hapëse që do të jetë mes Katarit dhe Ekuadorit.
Sipas “Daily Mail” raportohet se Federata e Futbollit të Anglisë ka vendosur shpërblim për lojtarët në rast triumfi në “Katar 2022”.
Nëse “Tre Luanët” ia dalin në ngrejnë në qiell këtë trofe, kombëtarja do të mbulohet në “ar”, teksa çdo lojtarë raportohet se do të fitojë 500.000 £, ndërsa trajneri do të fitojë 3 milionë funte më tepër.
Poll