
Andrea Agostinelli është emëruar trajner i Beneventos në Seria B. Momenti negativ që po kalon ekipi italian, ka bërë që drejtuesit t’ia besojnë pankinën ish teknikut të Partizanit.
Në krye të skuadrës ishte Fabio Cannavaro, por gjithçka ka shkuar keq për ish mbrojtësin e njohur. Aktualisht Benevento, ku aktivizohet dhe Frederic Veseli gjendet në vendin e fundit të Seria B duke rrezikuar seriozisht rënien në një kategori më poshtë.
Humbja me SPAL-in ka sjellë edhe dorëheqjen e Cannavaros duke e lënë në këtë mënyrë vendin vakant. Drejtuesit nuk kanë humbur kohë dhe kanë emëruar në krye ish trajnerin e Partizanit i cili ishte në Maltë, në krye të Gudjas.
Pritet të shihet nëse Agostinelli do të mund ta shpëtojë Beneventon nga rënia në Seria C të kampionatit italian.