Andre Onana mesa duket nuk i ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të Manchester United. Këta të fundit me shumë mundësi do të ndërpresin bashkëpunimin me portierin kamerunas në merkaton e ardhshme verore.
Gjithashtu, United është vënë në lëvizje për të gjetur portierin e ri. Anglezët synojnë një ‘gardian’ me cilësi, por edhe që të mos kushtojë shumë. Pikërisht një portier të tillë e kanë gjetur në Madrid.
Portieri i Realit, Andriy Lunin është i preferuar i “Djajve të Kuq”, për të zëvendësuar Onanën. Ukrainasi ka qenë titullar në këtë sezon me “Los Blancos”, duke përfituar nga dëmtimi i Thibaut Courtois.
Me rikthimin e Courtois, 25-vjeçari ukrainas do ta kishte të pamundur fanellën e titullarit dhe vështirë se do të refuzonte një ofertë të tillë nga Manchester United. Këta të fundit janë të gatshëm të nisin bisedimet me Lunin, teksa pritet drita jeshile nga vetë futbollisti.
Kujtojmë që Lunin në këtë sezon ka bërë paraqitje mjaft të mira. Në 23 ndeshje që ka mbrojtur katërkëndëshin e Real Madrid, ukrainasi ka pësuar 19 gola, teksa 10 ndeshja i ka mbyllur pa pësuar.
[caption id="attachment_730722" align="alignnone" width="716"] Andriy Lunin[/caption]