Andre Onana u transferua në merkaton verore të 2023-shit nga Inter tek Manchester United për shumën e 50 milionë eurove. Por aventura e tij në “Old Trafford” nuk ka nisur ashtu siç pritej. Gardiani kamerunas nuk ka bërë paraqitje të mira, madje shpeshherë është ‘kryqëzuar’ nga tifozët e “Djajve të Kuq” dhe emërtuar si dështim.
Edhe pse ka patur një sezon të vështirë, kjo nuk e ka ndalur Onanën që të japë një intervistë për “Sky”. Ai ka folur për tema të ndryshme, ku përfshiu edhe të shkuarën e tij tek Interi.
“Gabimet janë pjesë e të mësuarit. Njerëzit presin shumë nga unë, prandaj më kritikojnë. Por kritikat nuk janë problem për mua pasi jam mësuar me to. Diçka e tillë ndodhi dhe tek Interi, por shikoni sot. Sot na lidh një dashuri e përjetshme.
Përsa i përket Manchester United, ky është një klub edhe më i madh se Interi. Këtu e kam të ardhmen time në duart e mia dhe dua që të rikthehjmë ekipin aty ku i takon. Nuk po kalojmë një moment të mirë, por ne jemi qënie njerëzorë. Të gjitha këto peripeci na ndihmojnë të mësojmë”, është shprehur Onana.