
Andi Lila do të qëndrojë te Pas Janina. Tashmë mbrojtësi i kombëtares Shqiptare ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me klubin grek, ku me shumë gjasa ai do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2020.
Lila është një pjesë e rëndësishme e Pas Janinës. Ai është pjesë e formacionit titullar, pothuajse çdo ndeshje. Forma e mirë që ka treguar në fushën e lojës, ka bindur edhe drejtuesit me stafin teknik që t'i ofrojnë një kontratë të re.
30-vjeçari nga Kavaja është aktivizuar në 109 ndeshje në Superligën greke me Janinën, dhe tashmë kontrata për të është gati. Orët në vazhdim priten të na sjellin zhvillime të reja.
Poll